Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat e shkurorëzimeve në gjithë Kosovën. Sipas statistikave të ASK-së, gjatë 2023-tës janë paraqitur 2,212 shkurorëzime.
Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (199 raste) ose 9,0 për qind; Prishtinë (185 raste) ose 8,4 për qind; Mitrovicë (165 raste) ose 7,5 për qind, etj.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i dytë me 9,8 për qind, viti i parë me 8,0 për qind dhe viti i katërt me 7,1 për qind e të shkurorëzuarve etj.
Nga të dhënat statistikore, shihet se shkurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më shumë në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022.
Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 426 shkurorëzime ose 19,3 për qind, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeçare me 457 shkurorëzime.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...