Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.184 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 184 raste pozitive.
Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, shkruan Arbresh.info.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (52 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (85 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 51.328 raste nga 183.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.335 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.586. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 79 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Ferizaj 7 raste, Kamenicë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Gjilan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Gjakovë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Rahovec. IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media