Për shkak të dhunimit dhe detyrimit për marrëdhënie seksuale ndaj të dashurës së djalit, një 52 vjeçar duheshte të përgjigjet përpara Gjykatës së Lartë të Cyrihut, shkruan 20min.ch.
“Në eksperiencën time si Gjykatës, vetëm rrallë herë kam parë delikte të tilla brutale,” tha kryetari i trupit gjykues në Cyrih.
I pandehuri është një 52 vjeçar nga Kosova, i cili prej dy vitesh ndodhet në burg.
Shkaku: ka dhunuar dhe detyruar për akte seksuale 27 vjeçaren, e cila ishte e lidhur me njërin nga djemtë e tij.
Historia e dhimbshme e vajzës
Në fillim të vitit 2008, atëkohë vetëm 16 vjeç, vajza zvicerane pritet në shtëpinë e të dashurit. Sipas deklaratave të viktimës, menjëherë erdhi në dhomë babai i të dashurit dhe e dhunoi në formë anale vajzën.
Çdo tentativë për t’u mbrojtur nga kjo babëzi, rezultoi e pasuksesshme për vajzën minorene. Këtu nuk përfundon kapitulli i historisë së saj horror. Disa javë më vonë i akuzuari shkon me dy burra tjerë te ajo dhe e hedhin përsëri në shtrat. Ajo akoma ishte në lidhje me djalin e tij.
Agresori kapet tetë vjet më vonë
Në këtë kohë dy shokët e babait e dhunojnë zviceranen, ndërsa ai vetë masturbon. Nga dhuna seksuale e dy burrave, shtrati ishte mbushur me gjak, përcjell albinfo.ch.
52 vjeçari do arrestohej vetëm tetë vjet më vonë. Zviceranja ishte e lidhur edhe katër vjet tjera me djalin e kosovarit, derisa ajo në fund vendosi që të sqarojë gjithë historinë e dhimbshme te autoritetet e drejtësisë. Kështu mendoi se mund të niste një jetë të re.
Ajo ndërpreu kontaktet me ish të dashurin dhe paditi 52 vjeçarin. Gjykata rajonale e Cyrihut kërkoi në instancë të parë dënim prej 6 vjet burg për 52 vjeçarin dhe një dëmshpërblim prej 20 mijë frangash. Përpara Gjykatës së Lartë në Cyrih, i pandehuri përsëri foli për pafajësinë e tij.
“Gjithçka e sajuar dhe e shpifur,” tha 52 vjeçari i cili kërkon lirimin nga të gjitha akuzat. “Kurrë nuk kam dhunuar ndonjë grua.”
52 vjeçari ndjehet i intriguar nga djali i tij, ish gruaja dhe ish e dashura e djalit. Por Gjykata e Lartë e Cyrihut nuk i besoi deklaratës së të pandehurit dhe vërtetoi dënimin e Gjykatës Rajonale me gjashtë vjet burg dhe 20 mijë franga dëmshpërblim.
“Një intrigë e tillë, mes njerëzve që as nuk e njohin njëri-tjetrin, është absolutisht e pamundur”, tha gjyqtari në vendimin përfundimtar. /albinfo/.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...