Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vetëm në rajonin e Prishtinës janë raportuar gjashtë raste të posedimit të paautorizuar të narkotikëve.
Nga gjashtë raste, katër kanë ndodhur në Prishtinë, kurse një në Obiliq dhe një në Fushë Kosovë. Policia në këto raste ka arrestuar gjashtë persona dhe ka sekuestruar 128.8 gramë marihuanë, shkruan arbresh.info
Rastet e plota të posedimit të paautorizuar të narkotikëve sipas raportit të policisë:
Fsh. Dardhishtë, Obiliq, 20.03.2022 – 00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që te i njëjti janë gjetur në posedim dhe sekuestruar dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Murat Mehmeti, Prishtinë, 20.03.2022-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 112 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë . Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rr. Holger Petersen, Prishtinë, 20.03.2022-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 10.7 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë, 20.03.2022-15:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar dy qese e një cigare substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 3 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 20.03.2022-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është ndaluar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar dhe gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.9 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 20.03.2022-23:55 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 1.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...