Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë arrestuar gjashtë persona në lokacione të ndryshme tek të cilët janë sekuestruar substanca të ndryshme narkotike, shkruan arbresh.info.
Rastet e renditura në raportin e PK-së:
Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë, 10.03.2022 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se njësiti policor i ka hasur duke shkëmbyer substanca narkotike. Te njëri nga të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar 1.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin kujdestar të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Nuhi Berisha, Prishtinë, 10.03.2022 – 15:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit te të njëjtit u është gjetur dhe sekuestruar 2.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin kujdestar të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Isa Kastrati, Prishtinë, 10.03.2022 – 16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se njësiti policor te i njëjti gjatë kontrollit ka gjete dhe sekuestruar 5.8 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë, 10.03.2022-21:41. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.2 gram dhe 03 gram pluhur i bardh . Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...