Gjashtë shkolla në Komunën e Prishtinës janë duke punuar me skenarin C të mësimit, pra duke ndjekur mësim online për shkak të rasteve pozitive me coronavirus në shkolla.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala ka njoftuar se shumica e shkollave janë duke zhvilluar mësimin me skenarin A.
“Në Komunën e Prishtinës mësimi është duke u zhvilluar gati në të gjithë shkollat me skenarin A –e vetmja shkolla “Faik Konica” është me skenarin B- mësim i kombinuar dhe për momentin. Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” SHFMU “Anton Zako Cajupi”, “Pjetër Bogdani”, “Dëshmorët 1921”, “Azemi e Salihu” janë duke punuar për dy javë me skenarin C, mësim online, për shkak të rasteve pozitive në shkollë”, tha Shala për telegrafin.
Shala tha se IKSHP duhet t’i ketë të dhënat komplet deri sot.
“Ne i kemi vetëm deri të premten e kaluar, pasi javën e kaluar kanë qenë 24 të infektuar”, u shpreh ajo.
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...