Gjashtë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

07:23 | 2 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është vetëm 6 persona.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 34 testimeve prej të cilave vetëm një person ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas raportit të fundit, nuk ka asnjë person të vdekur si dhe janë shëruar 11.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.571 doza të vaksinës anti Covid, thuhet në njoftimin MSH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme