Gjashtë raste aktive me Covid-19

07:17 | 24 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Aktualisht në Kosovë janë gjashtë raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, nga 53 testime të cilat janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, 5 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Po ashtu, MSH njofton se në vendin tonë janë aktualisht 6 raste aktive.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.819 doza të vaksinës.

Ndërsa, me dozën e dytë janë vaksinuar 824.920 qytetarë dhe po ashtu janë dhënë 105.367 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,867 persona deri më tani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme