Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për arbresh.info se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , gjashtë persona kanë pësuar lëndime”, tha Ahmeti.
Ajo tha më tej se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Policia ka njoftuar më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut./arbresh.info/
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë