Policia ka arrestuar gjashtë persona për përdorim të armëve dhe mjeteve të rrezikshme gjatë një ahengu familjar në Ferizaj.
Sipas njoftimit për media, thuhet se, policia e stacionit në Ferizaj me datën 27.07.2024 rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt, në një aheng familjarë kishte të shtëna me armë të zjarrit.
Gjithashtu, policia ka shoqëruar gjithsej shtatë persona në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit, një pushkë gjysmë-automatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit.
Njoftimi i plotë:
Policia e stacionit në Ferizaj me datën 27.07.2024 rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt, në një aheng familjarë kishte të shtëna me armë të zjarrit.
Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë disa persona, tek të cilët janë gjetur armë të zjarrit, me të cilat dyshohet se kishin shtënë gjatë ahengut.
Policia i ka shoqëruar shtatë persona në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit, një pushkë gjysmëautomatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , ” Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim , ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë./Arbresh.info
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...