Google ADS

Gjashtë persona shoqërohen në Polici për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit

12:44 | 25 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës ka shoqëruar 6 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas komunikatës Policia ka marrë informacion se rrugën ”Ilir Konushevci”në Ferizaj dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë duke luajtur bixhoz.

Poashtu janë konfiskuar si dëshmi materiale 348 çipa si dhe dy palë letra bixhozi.

Komunikata e plotë:

Mbrëmë, rreth orës 23:45 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në një lokal në rrugën ”Ilir Konushevci”në Ferizaj dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë duke luajtur bixhoz.

Njësitet reaguese në mbështetje edhe nga hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, iu kanë përgjigjur kësaj informate dhe aty kanë hasur gjashtë (6) persona duke luajtur bixhoz.

Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur 348 çipa të ngjyrave të ndryshme që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 2 palë letra bixhozi që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas intervistimit nga policët e Njësisë së Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme