Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë hapur dyert për gjashtë nipërit e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit. Katër vëllezërit e themeluesit të Nismës kanë të punësuar djemtë e tyre në institucione të ndryshme të vendit.
Abdyli vëllai i Jakup Krasniqit ka të punësuar dy djemtë e tij në institucione të vendit, ndërsa vet ai është pjesë e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Dardani, djali i Avdylit është i punësuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit ndërsa, djali tjetër i tij, Taulanti është punësuar së fundmi si inspektor nafte në Ministri i Tregtisë dhe Industrisë – ministri kjo që udhëhoqët nga Nisma.
Vëllai tjetër i Jakupit, Halimi që kishte qenë drejtor në një shkollë në Negrovc , ka të punësuar djalin e tij në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Bledar Krasniqi, është nipi tjetër i Jakup Krasniqit që institucionet e vendit ia kanë hapur dyert.
Po ashtu edhe Agimi, vëllai tjetër i Jakupit ka të punësuar djalin në institucionet e vendit. Arian Krasniqit ia hapi dyert Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që udhëhiqet nga partia që e themeloi Jakup Krasnqi. Pas shkarkimit të ministrit, Bajram Hasani u punësua në Ministrinë e Drejtësisë.
Konak nipërve të ta Jakup Krasniqit i bërën edhe Administrata Tatimore e Kosovës. Aty u punësua Iliri djali i Rexhepit.
Për dallim nga pesë nipërit e Krasniqit që kishin qëndruar të heshtur për publikun, kishte qenë Kushtrimi, djali i Rexhepit që ishte përfshirë në një skandal. Ai si zyrtar i lartë i MPB-së kishte punuar në favor të tezakut të tij dhe dy valltareve nga Shqipëria.
Si zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme kishte insistuar tek kapiteni policor në rajonin e Prizrenit, Fadil Rexhepi, që t’ia kthente pasaportat dy valltareve nga Shqipëria që po qëndronin jashtëligjshëm në Kosovë në vitin 2014.
Kushtrim Krasniqi, i cili punonte në Zyrën për Migrim dhe të Huaj, shprehet i penduar për veprimet që ka kryer. Tani, ai thotë se po aspiron që të bëhet pjesë e Bordit të Agjencionit për Ndihma Shtetërore, që funksionin në kuadër të Kuvendit të Kosovës. Insajderi kishte zbuluar rastin që nuk është bërë publik tash e tri vite.
Për gjithë punësimet e nipërve, Jakup Krasnqi nuk e ka folur asnjë fjalë. Ai nuk i është përgjigjur as thirrjes nga ana Insajderit për të sqaruar punësimet e gjashtë nipërve të tij./Insajderi.com
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...