Google ADS

Gjashtë muajt e ardhshëm rol kyç në integrimin e Shqipërisë

11:44 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini ka mbajtur një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në takimin e Këshillit për Stabilzim-Asociim, shkruan arbresh.info

Diplomatja e BE-së ka vlerësuar rolin që Shqipëria luan në rajon dhe ka thënë se gjashtë muaj e ardhshëm për të bërë hapa kyçë drejt bllokut evropian.

“Jemi dakord që viti 2018 do të jetë një mundësi unike për rajonin në tërësi dhe Shqipërinë, që të përparojë në rrugën e integrimit. Për të konkluduar jam e bindur, jo pse jam optimiste, por jam realiste që Shqipëria mund dhe do të përdorë mundësinë që ka në gjashtë muajt e ardhshëm për të bërë hapa kyçë drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Mogherini.

Kujtojmë se presidencën e Bashkimit Evropian e ka Bullgaria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme