Google ADS

Gjashtë kafe në ditë ulin rrezikun e vdekjes së hershme

10:34 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Sipas një studimi të NCI konsumi i gjashtë kafeve në ditë zvogëlon rrezikun e vdekjes së hershme deri në 16 %.

Kafeja shquhet prej kohësh për luftimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit, humbjen e kujtesës, diabetin dhe depresionin. Burime nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe NCI bëjnë me dije se kafeja është pjesë e një diete të shëndetshme. Studime të mëparshme në SHBA, Europë dhe Azi, gjetën lidhjen midis pirjes së kafes dhe vdekjeve të ulta. Kështu, ndër të tjera kafeina ka rezultuar plot me antioksidantë që zvogëlojnë pezmatimin si dhe gjallëron funksionin e mushkërive.

Në vitin 2017, u krye një studim i universitetit të Kalifornisë Jugore tek mbi 90 mijë amerikanë mbi raportin e tyre me kafen dhe rezultoi se ata të cilët konsumonin 3 kafe në ditë iu ulej rreziku i vdekjes së hershme me 18% ndërsa ata që ndërsa që pinë një filxhan në ditë ulin rrezikun e vdekjes me 12 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme