Situata e fundit që ka ndodhur në Kosovë, arrestimi dhe pastaj lirimi i tre shtetasve të Serbisë kanë ngjallur dyshime se rasti “Panda” mund të përsëritet dhe situata në Kosovë të përkeqësohet.
Sipas ekspertit të policisë Drizan Shala, tentativat për me u kriju momentume nga grupe kriminale të mbështetur nga Beogradi nuk mungojnë dhe këtë e ka synim niveli politik i Serbisë.
“Tentativa që të krijohen momentume të caktuara nga ana e grupeve kriminale të orkestruar dhe mbështetur nga politika zyrtare e Beogradit nuk janë të manget sepse është dëshmuar që këtë e ka synim niveli politik i Serbisë që përmes Listës Serbe në Kosovë të bëj obstruksione ndërsa në anën tjetër përmes krimit të avancojë idenë politike”, thotë Drizan Shala.
Ai thekoi po ashtu se rasti i njohur Panda mund të përsëritet prapë, por institucionet e sigurisë i kanë situatat në kontroll, shkruan arbresh.info.
“Kjo nuk është e pa mundur që të ndodhë por institucionet e sigurisë janë duke monitoruar dhe përcjellur çdo mundësi eventuale të krijimit të situatave të pa këndeshme që mund të cënohet siguria e vendit”, tha ai.
Sipas KFOR-it situata në Kosovë është e qëndrueshme dhe KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën në Kosovë dhe ka një qëndrim fleksibil në terren ku mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë në vend. Misioni i tyre vazhdon të operojë me kordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën në Kosovë dhe ka një qëndrim fleksibël dhe të dukshëm në terren, i cili mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë. Misioni ynë vazhdon të operojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX)”.
Analisti i njohur Nexhmedin Spahiu thekson se kjo është vetëm një karrem nga Serbia që Kosova me ngrit nivelin e sigurisë në vend dhe fokusimi mu largu nga diplomacia.
“Kjo është një karrem i Shërbimeve Intelegjence Serbe që Kosova me ngrit nivelin e sigurisë në vend dhe Serbia mu fokusu në diplomaci ku e ka rastin ideal me i bo disa avancime, dhe kjo po më përngjet në një veprim të tillë që me hutu Kosovën. Por unë nuk e besoj që Serbia ka guximin derisa sa zgjatë lufta në Ukrainë me provoku situatën në Kosovë për shkakun që ka frikë që e merr pezimin e NATO-s në këtë situate”, vlerëson Spahiu.
Sipas tij, rasti “Panda” mund të përsëritet por jo në këtë kohë ku Ukraina dhe Rusia janë në luftë.
“Rasti ‘Panda’ mundet mu përsërit prap dhe këto taktika munden me ndodh më vonë por tani në këtë situatë ku Rusia dhe Ukraina janë në luftë nuk besoj që do të ndodh”, deklaroi ai.
Rikujtojmë se serbët janë mjeshtër të inskenimit të situatave të tilla, sikur rasti i njohur “Panda”, ku pushteti i Millosheviqit në dhjetor të vitit 1998, kishin vrarë gjashtë të rinjë serbë në një kafiteri në Pejë të quajtur “Panda”, duke ua lënë fajin shqiptarëve. Edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sa ishte kryeministër e pati pranuar se vet shteti serb është fajtor/Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...