Në zgjedhjet e 11 qershorit do të ndodhë një garë e ngushtë mes partive më të mëdha në vend.
Koalicionet parazgjedhore kanë zgjedhur kandidatë të fuqishëm për kryeministër të vendit.
Avdullah Hoti nga koalicioni LDK- AKR, Ramush Haradinaj nga koalicioni PDK- AAK dhe NISMA dhe kandidati i Vetëvendosjes Albin Kurti, cili nga këta kandidatë ka gjasat me të mëdha ta drejtojë ekzekutivin e vendit, shkruan arbresh.info
Sipas njohësve të politikës, Ramush Haradinaj ka gjasa më të mëdha për tu bërë kryeministër, por më të vogla për të ndryshuar situatën ekonomike në vend.
“Gjasat per tu bere kryeministër Haradinaj i ka më të mëdha, por gjasat për të bërë ndryshime i ka më të vogla. Është dëshmuar që me PDK-në është i pamundur ndryshimi. Por si duket qëndrimi i gjatë në opozitë e ka bërë Haradinajn ta pranojë bashkëqeverisjen me PDK-ne, duke qenë kryeministër si mundësia më e mirë për të imponuar vizionin dhe energjinë e tij në qeverisje. A do të mundet përballë Kadri Veseli ta çkapë “kapjen e shtetit” do të shohim”, ka thënë analisti Donik Sallova.
E gazetari Agron Halitaj, ka thënë se fuqia e kandidatit për kryeministër është e ndërlidhur me fuqinë e koalicionit.
“Numerikisht, koalicioni më i madh është ai mes PDK-së dhe partive të tjera. Raporti mund të ndryshoj vetëm nëse LDK e AKR arrijnë të krijojnë një platformë të besueshme për qytetarët që si koncept bazë do të ketë rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe uljen e papunësisë”, deklaroi Halitaj.
E Mushkolaj ka thënë se Hoti nuk mund të krahasohet me Haradinaj e Kurtin, sepse sipas tij këta dy të fundit janë më karizmatik.
“Në anën tjetër zotëri Hoti shquhet për zotësinë në profesionin e tij dhe i ka ato vlerat e veta. Varët shumë se për çfarë do të votojnë njerëzit. Por vlen shumë të theksohet se Hotin dhe Kurtin nuk i kemi parë kurrë në këtë pozitë ndërsa Haradinaj e kemi parë se si qeverisë në atë 100 ditshin e famshëm dhe mënyrën se si ai mund ta udhëheqë qeverinë,” është shprehur Mushkolaj./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje