Ndonëse çdo takim i grupeve punese përfundonte më buzëqeshje e më shtrëngim duarsh, duket se jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç duhet prapa dyerve të zyrave të dy partive të cilat po tentojnë të lidhin një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Ndarja e dikastereve po shihet si pengës për vonesat e arritjes së marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas njohësve të proceseve politike në vend, një gjë e tillë nuk mund të pritet javën tjetër.
Të paktën ky është mendimi i profesorit universitar, Mazllum Baraliu.
Baraliu thotë për arbresh.info se vonesat për finalizim të marrëveshjes edhe pas shpalljeve të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit është një sinjal se dy partitë nuk do të munden të realizojnë deklaratën dhënë ditë më parë se brenda 10 ditësh kjo çështje do të përfundojë.
“Si duket ata kanë biseduar edhe në grupe për ndarjen e dikastereve e të ministrive. Ajo që është e rëndësishme për tu thanë është se po vonohen pa marr parasysh që po thonë se pas certifikimit do të jenë gati, ata po vonohen dhe kjo në një mënyrë kuptohet se po kanë vështirësi në përputhjen e programeve e harmonizimeve e qëndrimeve për një platformë bashkëqeverisje dhje kjo do të duhej të përshpejtohet pasi s’ka kohë, pasi që certifikimi i zgjedhjeve mund të ndodh shumë shpejt”.
Sipas Baraliut, nëse tash çështja ka mbetur tek kryetarët atëherë kjo çështje duhet të përshpejtohet pasi që janë duke u vonuar.
“Unë mendoj se ata kanë probleme e mosmarrëveshje në disa dikastere si agjencitë e ndryshme apo departamentet se cili në cilën ministri. Do të duhet t’i harmonizojnë më shpejt ato, edhe nga kryetaret nëse ka mbet harmonizim, ata duhet që sa më parë t’i kryen dhe t’i harmonizojnë këto çështje sepse janë duke u vonuar”.
Ndërsa profesori, Milazim Krasniqi, thotë se ndarja e dikastereve nuk do të jetë shumë problem për arritjen e marrëveshjes.
Sipas tij, torta e pushtetit është e madhe dhe ka hapësirë për të dy partitë.
Ndërsa shton se VV-ja është para aktit të kryer pasi që nuk ka alternativë tjetër përveç se të pranoj çdo kërkesë të LDK-së.
“Lidhur më ndarjen e dikastereve mendoj se LDK e VV do të arrijnë marrëveshje shumë shpejt pasi që torta e pushteti është e madhe. LDK ka dhënë shenja që nuk do të jetë patericë në Qeverisje dhe kërkesat e saj janë të mëdha dhe VV-ja duhet t’i pranoj pasi s’ka mundësi tjetër. Dy palët i kanë testuar deri tash nervat e njeri tjetrit”.
Kujtojmë se të enjten kanë përfunduar takimet e dy grupeve punuese për harmonizim të programeve qeverisëse. Topi ka mbetur tash tek dy kryetarët e partive Mustafa e Kurti.
Këta të fundit kanë barrën e ndarjes së dikastereve por edhe çështjen e dialogut e më pas formalizmin e marrëveshjes.
Ndonëse rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit janë shpallur të enjten, por ankesat e shumta në lidhje me procesin mund të vonojnë certifikimin e këtyre zgjedhjeve./V.Selimi/arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...