Google ADS

Gjakovë, mbush veturën naftë me para false dhe ikën

09:56 | 6 Gusht 2022
K.B

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar deri me tani i pa njohur, ka furnizuar veturën me derivate dhe pagesën e ka kryer me një kartëmonedhë prej 500 euro, e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar.

Policia shton se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga njësitë policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë dhe  vazhdon të hetohet.

“FALSIFIKIM I PARASË. Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 05.08.2022 – 11:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar deri më tani i pa njohur, ka furnizuar veturën me derivate dhe pagesën e ka kryer me një kartëmonedhë prej 500 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga njësitë policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore, rasti vazhdon të hetohet”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme