Është arrestuar një grua dje në Gjakovë pasi e njëjta dyshohet se e ka marrë pensionin e burrit edhe pas vdekjes së tij.
Rasti në polici është raportuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se e dyshuara nuk e kishte lajmëruar vdekjen e bashkëshortit në gjendjen civile.
“Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është raportuar se personi i dyshuari, femer/kosovare kishte përfituar në mënyre të kundërligjshme para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës në vlerë prej 90 euro, pas vdekjes së bashkëshortit dhe e njëjta nuk e kishte lajmëruar vdekjen e tij në gjendjen civile. Stacioni Policor-Gjakovë, me datën 13.12.2022 kanë arrestuar të dyshuaren. E njëjta pas konsultimit me Prokurorin kujdestar është liruar. Rasti kalon në procedurë të rregullt”, tha Elezaj./arbresh.info/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?