Gjakovë, arrestohen katër persona për prostitucion

16:13 | 3 Maj 2017
L G

Katër persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës , nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’., transmeton “Arbresh.info”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarve është bërë sot gjatë një operacioni,  nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Gjakovë.

Të arrestuarit janë dy femra  N. A. 41 vjeçare  dhe A. D. 1997 20 vjeçare, si dhe dy meshkuj T. P. 43 vjeçar si dhe  A. Th. 38 vjeçar.

Gjatë arrestimit, sipas policisë, si provë materiale janë sekuestruar 1 telefon Iphone 4 ,1 telefon Nokia model RM-1133, si dhe 550 € para të gatshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë  derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme