Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 16 vjet burgim të akuzuarin E.B për veprën penale, “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“I akuzuari E.B. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 nëntor 2017. I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej njëmijë e pesëqind e njëzet e një (1521.68) euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej katërqind (400) euro si dhe shumën prej pesëdhjete (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi” thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar dy ditë më parë, i akuzuarit E.B., ka pranuar fajin se me 01 nëntor të vitit 2017 në Gjakovë, pikërisht në qebaptoren “T-B” me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.H. për shkak të një mosmarrëveshje që i akuzuari kishte pasur kohë më parë me tani të ndjerin.
Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Ky rast ka qenë i kthyer në rigjykim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...