Gjakovari rrah vëllain pas një mosmarrëveshje

10:11 | 29 Qershor 2020
Arbresh.info

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet për dhunë në familje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, u dyshuari ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, shkruan arbresh.info.

Deri të sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

Gjithashtu Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“ Gjakovë 28.06.2020, 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme