Gjakovari i kërkon blerësit 3 mijë euro për veturën vetëm pse ia kishte mbajtur disa ditë

10:25 | 17 Shtator 2021
arbresh.info

Është arrestuar një burrë nga gjakova që e ka kanosur blerësin e veturës duke ia kërkuar 3 mijë euro.

Sipas tij vetura nuk punonte mirë dhe paratë kërkoheshin në këmbim që viktima e kishte mbajtur atë për disa ditë edhe pse vetura ishte jashtë funksionit.
“Sipas viktimës ai nga i dyshuari e kishte blerë një veturë por e njëjta nuk kishte qenë në rregull, por i dyshuari për shkak se viktima e kishte mbajt veturën për disa dit duke e kanosë ia kishte kërkuar 3000 euro”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme