Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Gjakovës, kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te Lapidari “Shokët e Lirisë” në qendër të qytetit, si dhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në këtë komunë.
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardina Gjini, tha se po nderojnë dëshmorët dhe martirët e kombit, duke treguar respekt për sakrificën e secilit veç e veç por edhe për të gjithë të rënët e kombit tonë për lirinë të cilën e gëzojmë sot.
“Pavarësisht që jemi në ditë feste dhe duhet të jemi të gëzuar, kur jemi para varrezave të dëshmorëve dhe martirëve, imponohet një seriozitet tjetër për shkak se na kujtohet të gjithë dhimbja, mundi, gjaku që populli ynë e ka dhënë për ta gëzuar ne sot lirinë. Sidoqoftë edhe pandemia na ka nxjerr pak nga balansit, e kemi të pamundur t’i kemi manifestimet që kemi pas dëshirë t’i kemi. Mirëpo, unë iu them të gjithë qytetarëve të Gjakovës, urime dita e lirisë, dita e çlirimit të komunës tonë, gëzojuni kësaj dite përkundër halleve, sfidave, brengave që i kemi, prapë se prapë, populli ynë jeton krejt m ndryshe se që ka jetuar deri par 21 viteve në këtë datë”, tha ai.
Homazhe janë bërë edhe te varrezat e martireve në Meje, kompleksin e martirëve në Çabrat dhe te shtatorja e Heroit Agron Rama.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale