Drejtori për Arsim dhe Kulturë në Komunën e Kaçanikut, Enver Kamishi priti në zyrën e tij përfaqësues të GIZ- CDBE, të prirë nga udhëheqësi i projektit Boris Scharlowski.
Në takim u konfirmua mbështetja e GIZ-it gjerman për Komunën e Kaçanikut në çështjen e arsimit edhe për vitin shkollor 2017-2018.
Drejtori i Arsimit Enver Kamishi, falënderoi GIZ-in gjerman për mbështetjen e deritashme dhënë Komunës së Kaçanikut, sidomos në fuqizimin e arsimit.
Në takim u diskutuan tema të ndryshme si shpërndarja e shpërblimeve për shkollat, bazuar në planet e tyre zhvillimore, bashkëpunimi me ekspertët nga Gjermania, promovimi dhe sistemi i monitorimit, kampanja për arsim cilësor, zhvillimi i programeve të reja trajnuese për mësimdhënësit në Matematikë dhe shkenca, trajnimet për udhëheqje dhe menaxhim të shkollës etj.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...