“Gianluigi Donnarumma në Real Madrid”

09:28 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Antonio Cassano, ish sulmuesi i Italisë, ka folur për vendimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Gianluigi Donnarumma ka vendosur që mos ta vazhdojë kontratën me skuadrën Milanin, e cila skadon në verën e vitit 2018.

Ish sulmuesi i Rossonerëve, Antonio Cassano mendon se portieri italian nuk duhet të largohet nga Rossonerët, por e pranon se oferta e Real Madridit nuk mund të refuzohet.

“Nëse do të isha në vendin e Donnarumma, do të qëndroja në Milano për disa vite të tjera”, ka deklaruar ish sulmuesi i Milanit dhe Interit për Sky Italia.

“Do të ishte mirë për futbollin italian nëse ai do të qëndrojë në Serie A. Por, është e vërtetë që nëse Real Madrid është duke e kërkuar, nuk mund t’i thuash jo”, ka theksuar Cassano, i cili në vitin 2006 e kishte lënë Romën për Real Madridin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme