Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka vlerësuar jo të duhur publikimin e ekspertizës së rastit të vdekjes së Astrit Deharit.
Shala theksoi që pas këtyre raporteve të dala, një hetim thelbësor do duhej të niste nga Prokuroria Speciale.
”Në aspektin ligjor dhe procedural, do të thotë se duhet të nis një hetim pak më ndryshe veç asaj që kanë ofruar hetimet dhe ekspertizat”.
”Prokuroria Themelore në Prizren tani më nuk ka integritet për ta trajtuar këtë rast, dhe duke qenë kështu rasti duhet të nis të hetohet nga Prokuroria Speciale me një prokuror ekspert i cili nuk ka një të kaluar të dyshimtë”.
”Përveç që ekspertiza jep edhe pista të reja të hetimit, i njëjti raport nuk është dashur të jetë publikuar në këtë formë sepse të gjithëve po ju jepet mundësi që t’i shmangen hetimit”.
”Secili person duhet të jetë më i kujdesshëm se do të fillojë një trajtim më i detajuar i këtij rasti. Ky raport do duhej të mbahej si provë e jo të publikohej kjo ekspertizë”.
”Përpos që Prokuroria nuk ka kërkuar nga familja për të mos e publikuar raportin, së bashku me kumtesën erdhi edhe ekspertiza e në një mënyrë kjo ekspertizë është çështje e fazës së hetimeve”.
”Kjo është ekspertiza e dytë, ka pasur një ekspertizë paraprake nga Insituti i Mjekësisë në Kosovë. Kur kemi dy lloj ekspertizash, e para tregonte mënyrën se si ka ardhur deri tek vdekja, e më pas veprimet e tilla ishin interpretuar si vetëvrasje”.
Ai në Info Magazinë deklaroi se ”Rasti Dehari” duhet të qartësohet dhe kjo çështje duhet të hetohet nga një prokuror ekspert i cili nuk ka të kaluar të dyshimtë, njofton Klan Kosova.
”Edhe në raste të tjera kemi dy ekspertiza me dy kuptime të kundërta”.
”Prokuroria duhet të bëjë një hetim gjithëpërfshirës, në mënyrë që të mos fokusohet vetëm nga rezultatet e një ekspertize por në mënyrë që të pasqyrohet se cka në të vërtetë ka ndodhur me vdekjen e rastit Dehari”.
”Duhet të ketë një hetim gjithëpërfshirës, e në bazë të këtij konkludimi duhet që edhe Prokuroria ta bëjë një hetim të mirëfilltë”.
”Është e domosdoshme që kjo çështje të trajtohet në mënyrë efektive nga Prokuroria Speciale apo prokuror që nuk ka të kaluar të dyshimtë”.
”Përkundër faktit që hetimi duhet të jetë mbi parimin eekonomizimit të procedurës, duhet të mbrojmë të vërtetën. Duhet të kemi një trajtim efektiv, nga Prokuroria Speciale e Kosovës nuk do të paraqiten probleme në këtë rast”.
”Esenca është që të kemi një ekspertizë të qartë për familjen Dehari por edhe për qytetarët në mënyrë që të dihet se çka ka ndodhur me rastin e Astrit Deharit edhe nëse kjo ekspertizë do të merrte kohë deri në 6 muaj apo më shumë”.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...