Ish-deputeti Gëzim Kelmendi, ka deklaruar se pas Lëvizja Vetëvendosje, në pushtet do të vije partia e tij, Fjala.
Këto deklarime i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook, ku i ka thënë kreut të PDK-së, Kadri Veseli se shqiptarët e kanë njëfarë rendi
“Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar se pas këtyre zhvillimeve politike, shumë shpejtë PDK-ja do të rikthehet në krye të pushtetit. I nderuar Kryetar i PDK-së Kadri Veseli, ne shqiptarët e kemi njëfar rendi. Ju keni qenë ma shumë se 1 dekadë në pushtet. Tash prit pak ta shohim çka po bën VV-ja. E mandej rradhën e kemi ne të FJALËS”, ka shkruar Kelmendi.
Ai dhe partia e tij në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke mbetur jashtë dyerve të kuvendit.
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...