Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, pasi ky i fundit deklaroi se Turqia financon Vetëvendosjen.
Sipas tij, Vetëvendosja dhe Turqia janë dy pole të kundërta.
Postimi i plotë i Gëzim Kelmendit:
Milaim Zeka e ke gabim, Turqia nuk financon VV-në.
Në reagimin e juaj të sotëm pas konfliktit të mbrëmshëm me Frashër Krasniqin ke akuzuar VV-në se financohet nga Turqia, Beogradi dhe Moska.
A financohet nga Beogradi dhe Moska nuk e di.
Por që nuk financohet nga Turqia këtu jam i sigurt 100%.
Vetëvendosja dhe Turqia janë dy pole të kundërta.
Vetëvendosja është partia e parë dhe vetme në Kosovë që ka mbështetur kurdët për ndarje nga Turqia, dmth përkrah ndarjen teritoriale tē Turqisë.
Pastaj lideri i VV-së është i vetmi lider politik në Kosovë që në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur Presidentin Erdogan ” diktator” .
Turqia ka investuar shumë në Kosovë, përfshirë edhe kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz ( këtë edhe vet e ke konfirmuar), por nuk e financon VV-në e cila ka ideologji kundër muslimanëve dhe vetë udhëheqjes së muslimanëve.
Mbrëmë unë dënova dhunën që u shfaq ndaj teje, por nuk dmth. që pajtohem me fjalorin tënd dhe as tash me deklaratën tënde për Turqinë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...