Gëzim Kelmendi bën thirrje që të shkarkohet dhe të arrestohet ambasadori i Kosovës në Francë

09:59 | 20 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Sipas tij, diplomati kosovari në Paris nuk meriton vetëm të shkarkohet.

“Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi duhet menjëherë të shkarkohet dhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/gezimkelmendiofficial/posts/5277191572294867

 

Postim i plotë:

Fyerja e Pejgamberit Muhamed Alejhiselatu ue selam përmes karrikaturave nga ana e ambasadorit të Kosovës në Francë Qëndrim Gashit, është vepër penale dhe e dënuar në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Fyerja e Pejgamberit Muhamed Alejhiselatu ue selam është fyerje edhe e popullit të Kosovës që është rreth 96% musliman.

Ambasadori i Kosovën në Francë Qëndrim Gashi duhet ta dijë mirë se ai paguhet nga populli i Kosovës, dhe kjo vepër e tij është shumë e ulët dhe e pamoralshme.

Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi duhet menjëherë të shkarkohet dhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare.

Nxitja e urrejtjes ndërfetare është vepër e dënuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Nëse heshtë qeveria Hoti, nuk duhet të heshtë prokuroria!

Gëzim Kelmendi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme