Google ADS

Gexha-Bunjaku: Qeveria e Kosovës dhe MSH do të ofrojnë përkrahje në aparaturë mjekësore

16:40 | 26 Tetor 2022
K.B

Ushtruesja e detyrës së Ministrit së Shëndetësisë, Dr.Dafina Gexha gjatë një vizite në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, tha sot se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë përkrahje për investime në aparaturë mjekësore, por edhe për zhvillim dhe avancim të shërbimeve kardiologjike.

Në këtë vizitë ajo u shoqërua nga zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Arsim Berisha zhvilluan në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK-së dhe ku të pranishëm ishin edhe Kryesuesja e Bordit Drejtues, Aida Rexhepi, Agreta Gashi anëtare dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi.

Dr. Gexha-Bunjaku kërkoi nga drejtuesit e klinikës, në bashkëpunim me Bordin Drejtues dhe menaxhmentin e ShSKUK-së, të bëjnë planifikimet e nevojshme për aparatura dhe investime, projekte që do të përkrahen nga MSh-ja.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, dr. Lulzim Kamberi informoi UD të Ministrit të Shëndetësisë se mi 2 mijë koronarografi dhe 1 mijë 500 stentime janë bërë nga fillimi i vitit në QKUK. Ai ka theksuar se klinika ka 75 shtretër, ndërsa shërbimet pacientëve u ofrohen nga 41 mjekë specialistë dhe 62 infermier/e dhe stafi mbështetës.

U theksua gjithashtu, nevoja e fuqizimeve të kapaciteteve të klinikës me resurse humane dhe pajisje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme