Eksperti mjeko-ligjor që prej 21 vitesh merret me kërkimin e personave të pagjetur nga lufta në Kosovë, Arsim Gërxhaliu ka dhënë informata më shumë lidhur me gërmimet në Kizhevak.
Sipas tij punimet që po zgjasin prej pesë vitesh janë ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike, shkruan portali arbresh.info
Ai ka treguar edhe grupacionet që janë përdorur për të fshehur krimet gjenocidale në Kosovë nga Serbia.
“Dje e mbyllëm varrezën në Kizhevak. Në atë varrezë është punuar qe pesë vite që nga viti 2015, të gjitha janë pothuajse tri grupacione që i kanë përdorur për fshehje të krimeve. Ujë, minierat dhe vendet apo varrezat civile në të cilat është menduar se nuk do të gjenden pas luftës. Meqenëse bëhet fjalë për një minierë ku me vite të tëra janë hedhur gurë dhe mbeturina për këtë kemi kemi pasur telashe sepse nuk kemi mund të gjejmë lokacionin e saktë të varrezës. Falë imazheve satelitore amerikane është gjetur edhe koordinata e saktë e varrezës që rezultoi me gjetjen e saj. Janë kryer të gjitha tendat dhe kontejnerët, ekipet tona vazhdimisht kanë qenë në lokacion. Jemi detyruar të ndërpresim punimet për shkak të rënies së shiut atje dhe së shpejti pritet të bie borë”, tha Gërxhaliu.
Gërxhaliu thotë se para rifillimit të punimeve në pranverë do të mund të dihet identiteti i katër ose pesë personave në që janë gjetur në këtë varrezë masive.
“Janë tërhequr pjesë kockore që janë ekzaminuar dhe janë marrë mostrat për ADN, para qasjes së punës në pranverë do të mund ta dimë cilit regjion i takojnë. Bëhet fjalë për katër ose pesë persona të cilët janë tërhequr nga ai lokacion, kurse pjesa e lokacionit është konservuar me standarde që nuk lejojnë lëvizjen dhe as lagien e vendit, thjesht është bërë konservim me standarde antropologjike”, tha mjeku Gërxhaliu./arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga