Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ( OEK) Safet Gërxhaliu në një intervistë për Telegrafin ka thënë se e përkrahin Qeverinë që buxheti për vitin 2018 të jetë mbi 2 miliardë euro.
Sipas tij, sfidat do të jenë të mëdha sepse politika po dominon edhe agjendat ekonomike.
“E kemi mbështet kalimin e buxhetit në Kuvend. Po vërehet një energji e re në Kuvendin e Kosovës. Është koha kur për ekonomi duhet të bëhet më tepër, duhet të kemi sundim të rendit dhe ligjit. Sektori privat bënë më shumë hapa përpara në vend se politika. Një buxhet i tillë prej mbi 2 miliardë euro me punën dhe angazhimin sektorin privat mund të realizohet”, tha ai.
Sipas tij, rritja pagave për sektorin publik e dëmton sektorin privat.
“Vetëm në Kosovë ndodh që sektori publike t’i ketë pagat më të mëdha se sa sektori privat. Të gjithë janë të fokusuar në administratë publike sepse marrin rrogë, e nuk bëjnë asgjë. Në një shtet ku sektori privat gjeneron vende të reja të punës ka ardhmëri. Rritja e pagave për sektorin publik duhet të angazhohet edhe në aspektin psikologjik sepse të gjithë do ta kenë synim të punojnë në sektorin publik”, tha ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka planifikuar rritjen pagave nga janari i vitit 2018, në nivel me rritjen ekonomike.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...