Me 19 dhjetor të këtij viti do të shpallen zgjedhjet në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), në të cilën do të ftohen anëtarët e Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës , organit më të lartë drejtues të saj.
Burime brenda kuvendit të OEK-ut, i kanë thënë RTK-së në këtë ditë, do të shpërbehet edhe kuvendit i OEK-ut dhe do të caktohet Komisioni për zgjedhje të reje në bazë të ligjit dhe rregulloreve të Odës Ekonomike të Kosovës . Ky komision do të përgatis zgjedhjet e reja dhe do të nxjerrë një kryetar të ri të OEK-ut.
“Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, pas dy mandateve që janë vlerësuar të suksesshme nga të gjitha mekanizmat më nuk ka shprehur gatishmëri që të jetë në krye të Odës Ekonomike ët Kosovës (OEK)”, tha njëri nga anëtarët e Kuvendit.
Ndryshe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), është e themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe është organizata më e madhe e komunitetit biznesor në vend./RTK/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...