Ekonomisti, Safet Gërxhaliu, ka thënë që nuk është etike, kombëtare e as patriotike që të shohësh kosovarë duke pritur për ndihma prej 100-200 eurosh nga Serbia, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë që ka dëshmi që ka kosovarë që e kanë bërë një veprim të tillë, e që gazetarët kanë mundur ta dokumentojnë.
“Nuk është etike dhe nuk është kombëtare dhe patriotike të shohësh kosovarë duke pritur në rend për t’i marrë 100 euro nga Serbia”, ka thënë ai në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Por ndoshta edhe kjo është një mesazh që duhet qeveria të zgjohet nga politizimi dhe të bëjë më tepër qytetarët”.
Gërxhaliu pos pakove të ndihmave nga Serbia që po i marrin disa kosovarë, po e sheh shqetësuese edhe vaksinimin e një numri kosovarësh në Serbi.
“Paramendon sa ka kosovarë që janë vaksinuar qoftë në Nish, qoftë në Novi Sad, qoftë në Novi Pazar”.
“Çka nëse nesër do të kemi vaksina për 1 milion e gjysmë kosovarë dhe në fund del që 200 mijë apo një pjesë e tyre dërrmuese janë të vaksinuar?”
“Andaj është një situatë që kërkon përgjegjësi, që kërkon transparencë, por mbi të gjitha kërkon sundim të rendit të ligjit.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...