Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu po vlerëson se kontributi i diasporës në Kosovë, është i pakontestuar, ani se këtë vit pati hezitim prej tyre për të festuar Vitin e Ri në vendet kosovare.
Gërxhaliu në Info Magazine, u shpreh se kjo ndodhi meqë pati edhe paralajmërime të mëdha për mungesë të energjisë elektrike, njofton Klankosova.tv.
”Kosova është duke u ballafaquar me një sfidë shumë më tepër të natyrës politike, sesa ekonomike dhe sociale dhe mu nga këto raporte dhe ky realitet i krijuar, shumë nga diaspora kanë hezituar që t’ja mësynë Kosovës”.
”Vet fakti që është paralajmëruar me të madhe që në Kosovë ka mungesë të energjisë elektrike, ka të ftohtë dhe terr, ka qenë një ndër indikatorët kyq që ka zbeh interesimin e diasporës për të qenë në Kosovë”.
”Mirëpo duhet theksuar se vërtetë kontributi i diasporës është i pakontestuar”.
”E them me shumë përgjegjësi profesionale, shumë më tëpër kontribuon brenda vitit diaspora sesa që është komplet buxheti i miratuar në Parlamentin e Kosovës. Prandaj është një dukuri tjetër që me të madhe, për hir apo për nga orientimet ideologjike, dhe themi fetare, po zbehet apo bie kremta e festës së Vitit të Ri, por në përgjithësi, prania e diasporës në këtë kohë të vështirë, sfiduese, ka qenë kontributi më i madh i rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës”.
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...