Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për rastet e zbulimit të varrezave masive dhe identifikimit të trupave.
Ai ka treguar një rast të veçant, të cilin e ka cilësuar si rast të rrallë botëror.
“Kemi rast të rrallë që nuk di a ka ndodhur diku në botë, kur një pjesë të trupit e kemi gjetur në poligonin e gjuajtjes në Prizren, pastaj pjesë tjetër në Vërmicë e pjesë të tjera në distanca prej 500 kilometrave, gjë që është e pakuptueshme për disa”, ka thënë Gërxhaliu, për Kanal10.
Ai ka thënë se këto raste ndodhin shkaku i bartjes së trupave për të humbur gjurmët.
Gërxhaliu ka thënë se sqarimi i këtyre rasteve është mjaft i vështirë edhe për familjarët e viktimave, pasi që duhet të ju sqarohet procedura e bartjes së trupave dhe pjesët e trupit që janë gjetur.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje