Gërxhaliu: Autopsia e trupit të policit pritet të kryhet nesër

19:32 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Para pak minutash trupi i pajetë i policit Malsor Dashi ka arritur në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur drejtori i këtij Instituti, Arsim Gërxhaliu.

Gërxhaliu tha se autopsia e trupit të të ndjerit pritet të kryhet gjatë ditës së nesërme me urdhër të prokurorit të rastit.

KALLXO.com raportoi sot për gjetjen e trupit të njërit prej dy policëve që u zhdukën në ujërat e lumit Lepenc të shtunën në mbrëmje pasi ranë me veturën zyrtare nga rruga magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit.

Trupi i policit 27-vjeçar Malsor Dashi u gjet nga ekipet e kërkimit sot rreth orës 15:45.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme