Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka konfirmuar se është përfunduar autopsia e trupit të pa jetë të shtetasit austriak i cili u gjet i vdekur në një hotel të Prishtinës me 14 qershor 2019.
Në një prononcim për Gazetën Express, ai thotë se tashmë duhet pritur nxjerrja e rezultateve të cilat thotë se kërkojnë kohë.
“Kolegët e kanë kryer autopsinë, por rezultatet kërkojnë kohë”, ka thënë Gërxhaliu.
Ai ka thënë se në momentin që do të nxirren rezultatet, do t’i dërgohen Prokurorit të rastit.
“Pasi të arrijnë ato i dorëzohen Prokurorit të rastit”, thotë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
Detaje lidhur me shtetasin austriak që u gjet i vdekur ka dhënë ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung”.
Gazeta austriake ka zbuluar se bëhet fjalë për Gernot J, për të cilin thotë se është një biznesmen austriak nga rajoni i Welsit të Austrisë, dhe së në Kosovë kishte ardhur disa herë, por vetëm për biznes.
Gjithashtu në këtë shkrim ishin ngritur pikëpyetje për mundësinë që shtetasi austriak të ishte vrarë.
Gazeta tregon se Gernot J kishte planifikuar një takim me një partner biznesi në Kosovë, por thotë që nuk dihet nëse ai takim ka ndodhur ose jo.
“Nëse takimi në të vërtetë ka ndodhur, apo nëse ka lidhje me vdekjen e 47 vjeçarit, është ende e paqartë. Gjithçka që është e sigurt, është që Gernot J, u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit, rreth orës 15:00 pasdite”, potencon ndër të tjera gazeta austriake, transmeton Gazeta Express.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë. Këtë e ka konfirmuar ditë më parë zëdhënësi Peter Guschelbauer, i cili ka treguar se janë në kontakt me autoritetet kosovare dhe se po e presin autopsinë.
“Jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe tani po presim autopsinë”, ka thënë ai.
‘Krone Zeitung’ thotë se nga burimet e veta ka gjetur se vdekja po cilësohet si vdekje e dyshimtë./GazetaExpress/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...