Gërvallës i lejohet hyrja në Serbi, fillon vizitën në Preshevë

10:08 | 16 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se i është lejuar hyrja në Serbi, pasi një ditë më parë e njëjta gjë i ishte ndaluar nga autoritetet e Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në Facebook.

“Me një ditë vonesë, pas pak do të filloj vizitën time të parë në Luginën e Preshevës. Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë”, ka shkruar ajo.

Gërvalla gjatë vizitës në Preshevë do të takohet më kryetaren e kësaj komune, Ardita Sinani dhe përfaqësues të tjerë politikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme