Google ADS

Gërvalla zhduk çdo gjurmë të aktiviteteve nga ministrat e tjerë/ Çitaku për Arbresh.info: Përpjekje e vazhdueshme për të retushuar historinë

14:10 | 21 Mars 2024
K.B

Ish ministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar veprimin e fundit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

E cila nuk ka lënë asnjë gjurmë të aktiviteteve nga ministrat e tjerë.

Çitaku për Arbresh.info tha se është një përpjekje e vazhdueshme e kësaj qeveria për të rreshtuar historinë.

Ajo përmendi faktin që kur kanë larguar imazhin dhe emrin e Hashim Thaçit në ditën e pavarësisë së Kosovës, gjithçka tjetër është e pritshme.

“Është në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të kësaj kaste qeverisëse për të retushuar historinë. Kur largojnë imazhin dhe emrin e Hashim Thaçit në ditën e pavarësisë së Kosovës, gjithçka tjetër është e pritshme”, tha ajo për Arbresh.info

Tutje ajo tha se historia e re e Kosovës është e dokumentuar, dhe nuk do të mund ta shlyej, e as ta zhbëjë askush

“Fatmirësisht, nuk jetojmë në mesjetë. Historia e re e Kosovës është e dokumentuar, dhe nuk do të mund ta shlyej, e as ta zhbëjë askush”, tha Çitaku.

Kurse edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli, akuzoi ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, se ka fshirë çdo gjë që mund të dëshmojë se në MPJ ka pasur edhe ministra të tjerë para saj.

Presidenti i AKR-së, përmes një postimi në Facebook, shkruan në Facebook se nuk ka mbetur asnjë shenjë e biografivë, aktiviteteve në kohën kur kanë vepruar ministrat tjerë në këtë ministri, raporton Arbresh.info.

Ky fakt, arrogant, sipas tij, aq sa nuk është human e kolegial nuk është as professional.

“Në rastin tim, nëse zonja Gervalla ka hequr dorë nga fakti që edhe unë isha aty, ajo duhej të kishte hequr dorë edhe nga të gjitha komoditetet e saj në ambientet e brendshme të ndërtesës së MPJ, duke filluar nga hyrja e ndërtesës, në zyrën protokolare e deri te zyra e saj, të cilat janë ndërtuar dhe financuar (me shumë qindra mijëra euro) nga unë privatisht”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Pacolli i nervozuar me Gërvallën: Ka fshirë çdo gjë që mund të dëshmojë se në MPJ ka pasur edhe ministra të tjerë para saj

 

Të ngjashme