Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se vetëm në dy vitet e fundit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e kërcënoi Kosovën disa herë me luftë, madje duke vendosur trupa në kufirin Kosovës.
Gërvalla, në një intervistë për mediumin izraelit “Israel Hazuom”, theksoi se kanë zbuluar mercenarët e Wagner në kufirin e Kosovës dhe kontrabandën e armëve në Kosovë.
“Vetëm në dy vitet e fundit, presidenti serb Vuçiq e kërcënoi Kosovën disa herë me luftë, madje duke vendosur trupa në kufirin tonë, duke dërguar aeroplanë luftarakë, duke pritur ambasadorin rus për vizita në këto trupa, duke përfshirë ushtrinë ruse në ministrinë e mbrojtjes serbe, duke u stërvitur me Rusinë. Së fundmi, zbuluam pjesëtarë të grupit mercenarë Wagner në kufirin tonë dhe kontrabandën e armëve në Kosovë. Veprime të tjera të fshehta nga Rusia dhe Serbia po ndodhin në vende të tjera të rajonit”, ka thënë Gëralla.
Gërvalla-Schwarz theksoi se kasta aktuale politike në Beograd me direktiva të Rusisë synon krijimin e konflikteve.
Ajo gjithashtu është pyetur nëse vendi i parë evropian do të hapë ambasadën në Jerusalem dhe kur pritet të nominohet ambasadori i Kosovës në këtë vend.
“Është një çështje që ne me siguri do ta trajtojmë në gjysmën e parë të këtij viti. Vendimi përfundimtar nuk varet aq shumë nga marrëdhënia jonë dypalëshe, por më tepër nga një ristrukturim i vazhdueshëm i shërbimit tonë diplomatik për ta bërë atë dukshëm më efektiv”, ka shtuar ajo.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...