Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Shkup, ku po takohet me krerë shtetërorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vizitën e filloi me takimin me kryeministrin e këtij shteti Zoran Zaev, gjatë së cilit ministrja Gërvalla vlerësoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shembull i fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit dhe partneritetit.
“Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi bilateral, mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në aspekt ekonomik, projekte të përbashkëta turistike, si dhe çështje të tjera me interes për të dyja shtetet. Folën për çështje rajonale dhe evropiane dhe theksuan nevojën për përshpejtim të reformave që përafrojnë vendet me Bashkimin Evropian, si e vetmja alterantivë për rajonin”, thuhet në njoftimin e bërë nga MPJD.
Ndërkaq, me homologun e saj Bujar Osmani, pas një takimi përmbajtjesor që patën, mbajtën edhe konferencë të përbashkët për media.
Me këtë rast, ministrja Gërvalla theksoi se ky takim i përbashkët shërbeu për konkretizim të disa temave me interes të përbashkët që kishin nisur t’i diskutojnë që në takimin e parë në Prishtinë.
“Do të fillojmë me koordinimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive tona, e cila do të shërbejë si mundësi për avancim të raporteve dypalëshe”, shtoi ajo.
Po ashtu gjatë takimit theksoi nevojën që të finalizohen marrëveshjet bilaterale të cilat janë në proces siç është Marrëveshja që lidhet me bashkëpunimin në sferën e diasporës, Marrëveshja bilaterale për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, Marrëveshja për ndërtim të pikës së përbashkëta kufitare në Han të Elezit, pastaj bashkëpunimi në fushën e energjisë, turizmit e fusha të tjera me interes të përbashkët.
MPJD tutje thotë se “ndër të tjera biseduan edhe për bashkëpunimin rajonal, por edhe rrugëtimin drejtë BE-së. Temë diskutimi ishte edhe menaxhimi i pandemisë”.
Takimin e radhës e pati me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Së bashku biseduan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimin e përvojave në sektor të ndryshëm.
Ministrja Gërvalla e falënderoi për gatishmërinë e shtetit të tij për të ofruar mbështetje dhe eskpertizë për Kosovën lidhur me procesin e anëtarësimit në NATO.
Gjithashtu e falënderoi edhe për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës. /arbresh.info/
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...