Gërvalla uron O’Brien: Mezi pres të forcojmë partneritetin tonë strategjik

19:23 | 8 Tetor 2023
E.G

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka uruar Jim O’Brien në detyrën e re si Ndihmës i Sekretarit të Shtetit.

Me anë të një postimi në X, Gërvalla shkroi se mezi pret që partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në të forcohet, shkruan Arbresh.ifno

“Urime Jim O’Brien për konfirmimin e tij si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Ne mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara, të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe lirisë”, ka shkruar ajo./Arbresh.info

Të ngjashme