Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka folur rreth vendimit që Lojërat Mesdhetare të mbahen në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 do të shënojnë njëkohësisht hovin më të madh të ndërtimit të infrastrukturës sportive dhe turistike të të gjitha kohërave në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Me 55 vota për dhe 8 vota kundër, Kosova fiton të drejtën të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030.
Gërvalla këtë sukses dëshiron që t’ia dedikoj të gjithë atyre sportisteve e sportistëve, të paraluftës e të pasluftës, të cilët sipas saj, asnjëherë nuk e braktisën ëndrrën dhe pasionin e tyre dhe na bënë krenarë me sukseset e tyre.
“Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 do të shënojnë njëkohësisht hovin më të madh të ndërtimit të infrastrukturës sportive dhe turistike të të gjitha kohërave në Kosovë.Urime të gjithëve dhe faleminderit shumë të gjithë atyre që kontribuan në arritjen e këtij suksesi historik”, ka shkruar ajo. /Arbresh.info/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë