Me ftesë të zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, që mbahet më 2 dhe 3 shtator 2024.
Gjatë këtij forumi, Gërvalla do të paraqesë përkushtimin e Republikës së Kosovës për të luajtur një rol aktiv dhe konstruktiv në avancimin e strategjive rajonale dhe globale për paqe, siguri dhe stabilitet.
“Ministrja Gërvalla gjatë paneleve dhe takimeve do të theksojë përparimin që Kosova ka arritur në përmbushjen e kushteve në procesin e integrimeve euroatlantike, reformat e thella në sundimin e ligjit, avancimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik. Ministrja Gërvalla do të nënvizojë gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit multilateral për të adresuar dhe tejkaluar sfidat globale, duke pozicionuar Kosovën si një partner të besueshëm të shteteve demokratike dhe të përkushtuar në skenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Forumin Strategjik të Bledit, Gërvalla do të zhvillojë takime me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse, përfaqësues të institucioneve globale, shoqëri civile dhe medie, duke thelluar marrëdhëniet diplomatike dhe duke promovuar interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare./Arbresh.info
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...