Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka falënderuar të gjithë ata që mbështetën nga fillimi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Pas votimit pro të Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Gërvalla ka thënë se ky është një hap gjigant teksa shtoi se raporti i Dora Bakojanis konstaton se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për pranim, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
U përmbyll edhe një hap gjigant drejt anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Me 131 vota për dhe 29 vota kundër Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (KiE), pas një diskutimi prej rreth 3 orësh votoi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndër më të rëndësishme evropiane, respektivisht për t’i rekomanduar Këshillit Ministror, i cili mblidhet pas një muaji, anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Raporti i raportueses së Asamblesë Parlamentare për procesin e anëtarësimit, znj. Dora Bakojanis, i cili konstaton se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për pranim në Këshillin e Evropës hasi në mbështetje të gjerë të parlamentarëve nga shtete dhe grupe politike të ndryshme.
Hapi i sotëm dëshmon përparimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e demokracisë, të sundimit të ligjit, të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj dhe sidomos të komuniteteve joshumicë.
Deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës mbetet edhe shumë punë për të bërë. Mirëpo sot është dita për të falënderuar shumë të gjithë ata që na mbështetën nga fillimi në këtë rrugë të vështirë, por edhe të gjithë ata që në fillim ishin hezitues, por më pas na përkrahën dhe ndihmuan me shumë besim edhe energji./Arbresh.info
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...