Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas disa media në Kosovë ia keqinterpretuan një deklaratë dhënë për mediumin zviceran NZZ.
Mediat shkruan se Gërvalla ka thënë se: Pas luftës, ushtarët e UÇK-së vranë serbë, romë dhe ish-rivalë të tyre.
Në një sqarim në Facebook, Gërvalla ka thënë ai është citat i mediumit zviceran dhe jo i saj.
“Citati i mëposhtëm për UÇK-në, i marrë nga gazeta zvicerane NZZ ka vetëm një autor dhe ai quhet Andreas Reich, gazetar i kësaj gazete. Pra citați shpreh opinionin e gazetarit dhe jo timin. Një keqinformim i tillë mund të ishte evituar po të ishte lexuar dhe kuptuar mirë teksti dhe gjermanishtja, para se të citohet dhe botohet në forma të tilla”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se të ishte korrekt një korrigjim i lajmit dhe një kërkimfalje nga ato media që e kanë botuar./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...