Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, me anë të një postimi në rrjetin social “X”, ka reaguar pasi krimineli serb, Millan Radojiçiq ka pranuar se ishte në krye të sulmit terrorist në Banjskë, ku gjatë këtij sulmi ka vdekur një polic i Kosovës.
Gërvalla ju ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtarë që ta sanksionojë regjimin e Aleksandër Vuçiqit, shkruan Arbresh.info.
“Bashkëpunëtori i ngushtë i Vuçiqit, Radojiçiqi, ka pranuar sot se ai udhëhoqi sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Kjo konfirmon provat që ne kemi siguruar: Shteti serb është plotësisht i involvuar në sulmin terrorist. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta sanksionojë regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”. /Arbresh.info/
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...