Nesër (më 30 korrik 2021), Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të jetë nikoqir i Zëvendëskryeministres dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe
Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz.
Sipas njoftimit të MPJ-së sw Maqedonisë Veriore, në fokus të bisedimeve ndërmjet dy ministrave pritet të jenë çështjet me rëndësi për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si përgatitjet e seancës së përbashkët qeveritare të planifikuar, pasurimi i kornizës juridike, perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.
Gjendja aktuale në rajon, bashkëpunimi rajonal, integrimi evropian dhe euro-atlantik i vendeve të Ballkanit Perëndimor, koordinimi në luftën kundër virusit Korona dhe tema të tjera aktuale ndërkombëtare, gjithashtu pritet të jenë temë e bisedimeve
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...